Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga 259 mostra të marra sot, 19 raste kanë dalë pozitiv me Koronavirus, ndërkaq gjashtë persona janë shëruar nga ky virus.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, shtatë (7) prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, tre (3) me vendbanim në Prishtinë, dy (2) me vendbanim në Senik-Malishevë dhe me nga një (1) rast nga vendbanimet në Llashkadrenovc-Malishevë, Sazli-Ferizaj, Ujmir-Klinë, Gjakovë, Gjilan, Topanicë- Kamenicë dhe Vushtrri”, thuhet në kumtesë.