Me titullin kampion, të hënën janë kthyer nga Turqia në Kosovë, futbollistët e shkollës së futbollit “Podujeva”.

Mëngjesin e së premtes një grup i lojtarëve të kësaj shkolle, kishin arritur në Stamboll, ku me ftesë të FC “Bursa Sporit”, ishin pjesëmarrës të turneut me gjeneratën që aktualisht janë. Në këtë turne kjo shkollë futbolli edhe është shpallur kampion.

Për rikthimin e djelmoshave kampion në shtëpi njoftoi trajneri i tyre, Blerim Emini. Emini në ‘Facebook’ ka shtuar se detajet tjera rreth këtij suksesi do t’i jep në një kohë më të përshtatshme.


“SHF. PODUJEVA FITUES I TURNEUT NE STAMBOLLË, ARMUTLU CUP 2019. Fitues me plot meritë”, ka shkruar Emini./Llapi.info

Image may contain: 5 people, people sitting



Image may contain: 2 people, sky, grass and outdoor



Image may contain: 8 people, people standing and outdoor
Image may contain: 10 people, people smiling, outdoor
Image may contain: 10 people, people smiling, outdoor