Ardit Alikaj është 40-vjeçari që u gjet i mbytur këtë të dielë në liqenin e Butrintit. 40-vjeçari baba i dy fëmijëve kishte shkuar për të peshkuar në liqen rreth 03:00 të mëngjesit në liqen për të lënë atje frymën e fundit.

Lexo edhe: EMRI/ E rëndë në Sarandë, i shpërthen bombola e oksigjenit gjatë peshkimit, humb jetën 40-vjeçari

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se Alikajt i ka shpërthyer bombola e oksigjenit.

Trupi i pajetë është dërguar në spitalin e qytetit dhe më pas drejt Tiranës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

/Gazeta Express