Erdhi për të parë vendin ku do të punonte. Ende pa filluar, E.R. nga Likoci i Skenderajit u lëndua rëndë në këtë fabrikë të betonit në mbrëmjen e së mërkurës.

Puna e 20-vjeçarit planifikohej të ishte vozitja e një mjeti të rëndë.

Mirëpo një gjë të tillë nuk do të mund ta bëjë shkaku i lëndimeve që ka marrë.

E se si erdhi deri tek ky lëndim ka treguar pronari i fabrikës.

Ai ka rrëfyer edhe momentin kur pa se 20 vjeçari ishte lënduar.

Ndërsa, se në çfarë gjendje u pranua E.R në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Skenderajt, ka treguar drejtori i saj, Agron Mehmeti.

20 vjeçar aktualisht është duke u trajtuar në QKUK dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.