Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës, në dhjetor të vitit të kaluar, ia kishte shkëputur kontrata Operatorit Ekonomik “I&B Group dhe Shpk BRT”, për ndërtimin e urave në fshatin Gllamnik, Sfeçël dhe Bajçinë, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të Komunës së Podujevës, ky operator ekonomik i pati neglizhuar punimet për ndërtimin e këtyre urave, përkundër që, siç thuhej në reagimin e Komunës, i ishin dhënë paraprakisht vërejtje.

Në lidhje me këtë, sot kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, kanë nënshkruar anek-marrëveshjen për vazhdimin e këtyre punimeve.

“Me ministrin Damka, sot kam nënshkruar edhe aneks-marrëveshjen për vazhdimin e projektit për ndërtimin e urave në fshatrat Gllamnik, Bajçinë dhe Sfeçël në vlerë 40 mijë euro”, ka shkruar ai në Facebook.

Në këtë takim, i pari i Podujevës ka nënshkruar edhe marrëveshjen për ndërtimin e stacionit të autobusëve në këtë Komunë.

Sipas Bulliqit, vlera për ndërtimin e këtij stacioni vetëm për fazën e parë kushton 240 mijë euro./Llapi.info

Komuna e Podujevës: Shkëputet kontrata ndaj kompanisë për ndërtimin e urave në Gllamnik, Sfeçël dhe Bajçinë – i neglizhoi punimet