Këshilltari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Fitim Muçolli, e ka quajtur shkelje ligjore ndërtimin e rrugës skaj lumit Llap pas ankesave të qytetarëve, transmeton Llapi.info

Muçolli përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se qytetarëve të asaj ku janë duke u bërë punimet, po iu cenohet e drejta e pronës.

“Pushtetarët Komunal kanë bërë marrëveshje individuale me qytetarët e Podujevës në kohën kur donin ta merrnin prapë qeverisjen në Podujevë duke i mashtruar ata, ndërsa sot pas gati 3 vitesh rruga përgjatë brezit të lumit Llap në Qytet ka filluar të ndërtohet por me shkelje të shumta ligjore dhe më nuk pyetën qytetarët. E dëshmi për një gjë të tillë janë ankesat e shumta të banorëve të cilët tash e sa herë kërkojnë të ndalen punimet e kësaj rrruge pasi sipas tyre kryetari Veliu nuk po i mbanë premtimet që ua dha kohë më parë në lidhje më shpronësimin e pronave të tyre”, ka shkruar ai.

Më poshtë postimi i plotë:

Sipas LIGJIT NR.03/L-139 PËR SHPRONËSIMIN E PRONËS SË PALUAJTSHME, për tu bërë shpronësimi i pronave duhet të ndiqen disa procedura por si duket një gjë e tillë nuk vlen kur bëhet fjalë për interesat partiake.

Pushtetarët Komunal kanë bërë marrëveshje individuale me qytetarët e Podujevës në kohën kur donin ta merrnin prapë qeverisjen në Podujevë duke i mashtruar ata, ndërsa sot pas gati 3 vitesh rruga përgjatë brezit të lumit Llap në Qytet ka filluar të ndërtohet por me shkelje të shumta ligjore dhe më nuk pyetën qytetarët.

E dëshmi për një gjë të tillë janë ankesat e shumta të banorëve të cilët tash e sa herë kërkojnë të ndalen punimet e kësaj rrruge pasi sipas tyre kryetari Veliu nuk po i mbanë premtimet që ua dha kohë më parë në lidhje më shpronësimin e pronave të tyre.

Punimet për ndërtimin e kësaj rruge janë filluar pa shpalljen e propozim vendimit për interes publik, për projektin në fjalë nuk ka pasur as debat publik. Mund të themi se këtyre banorëve po u cenohet e drejta në pronë.

Të involvuar në këtë shkelje ligjore janë:
• Kryetari
• Drejtori i Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit
• Drejtori në drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë

Ndërsa vlen të ceket se rruga e cila po ndërtohet nuk i plotëson aspak standardet e parapara, pasi çdo centimetër rrugë që ndërtohet, duhet të jetë sipas parametrave të sigurisë rrugore.

Ndërtimi i rrugëve nga qeverisja komunale e Podujeves ndërtohen me kosto shumë të lartë, por kam mendimin se standardi i tyre është në nivele të ulëta. Projektet duhet patjetër që të studiohen mirë nga ekspertët e fushës, jo t’i lihen kompanisë që ka fituar të drejtën e ndërtimit që t’i ndërtojë siç do vetë.

Konsiderojmë se qeverisja lokale e Podujevës duhet të synojë ndërtimin e rrugëve sipas standardeve të Bashkimit Europian si dhe të studiojnë mirë projektet e rrugëve si dhe zbatimin e tyre.

No automatic alt text available.