Një burrë është arrestuar mbrëmë në Prishtinë pasi ka shkelur me veturë dy këmbësore, të mitura.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Rasti ka ndodhur rreth orës 21:40 në rrugën Edmond Hoxha.
“Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thotë PK.