Një person është arrestuar dje me dyshimin për sulm dhe dhunë në familje.

Me datën 10.03.2018 pas një mosmarrëveshje në familje, i dyshuari ka përdorur dhunë psikike dhe fizike si dhe shantazh në drejtim të familjarëve të tij.

I dyshuari deri më tani ka qëndruar jashtë shtetit.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet për 48 orë në qendrën e ndalimit.