Reshjet e shiut që filluan nga mbrëmë, por me intensitet më të madh këtë pasdite kanë bërë që rrugët e qytetit të Podujevës të vërshohen nga uji, njofton Llapi.info.
Prezenca e madhe e ujit ka vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve, por edhe të automjeteve.
Mot i ngjashëm, i shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh do të jetë edhe në dy ditë të ardhshme në Kosovë, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Reshjet parashihen të jenë me intensitet më të zvogëluar krahasim me ditët e fundit.
Temperaturat minimale do të sillen nga 14 deri 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 20 deri në 23 gradë Celsius./Llapi.info








