Gati se nuk ka markë të veturave luksoze që nuk është pjesë e kësaj autokolone.

Porsche, Ferrari, Mercedes, Nissan e çka jo tjetër.

Kështu mërgimtarët e “pushtuan” zonën e Vetërnikut në Prishtinë.

Ata parakaluan me veturat super luksoze, në organizimin e grupit më të madh të veturave në rrjetet sociale të njohur si “Marakli t’kerreve”.

Ata postuan një video ku shihen modelet më të fundit të veturave të bashkatdhetarëve tanë, përcjell Klankosova.tv.