Lidhja Demokratike e Kosovës, dega e saj në Podujevë sot ka shënuar 33 vjetorin e themelimit, ku kanë marrë pjesë figura të saj të nivelit lokal e qendror.

I pranishëm aty është edhe ish-kryetari i LDK-së në Podujevë, Agim Veliu.

Mirëpo Veliu nuk u prit në hyrje nga kryetari aktual Ekrem Hyseni, sikurse priteshin edhe personalitetet tjera.

I pyetur se a ka pas ftesë për pjesëmarrje në këtë tubim, Veliu ka thënë “Unë këtë shtëpi e kam bërë vet”, shkruan Raporto24.

Në momentin që Veliu ka hyrë në sallë, pjesëmarrësit kanë duartrokitur dhe kanë brohoritur “Agimi”, në këtë tubim ku s’është përshëndetur as nga Abdixhiku, e as nga Hyseni.

/Llapi.info