Lokale - eSIMy

180 raste të reja me kancer në Kosovë janë shënuar vetëm në dy muajt e fundit, shkruan Llapi.info.

Këto shifra po shihen si alarmuese nga onkologët e QKUK-së.

Derisa, sëmundje të tillë para një kohe kishte edhe një grua nga Podujeva.

Fitnete Halimi, u diagnostifikua nga sëmundja e kancerit të gjirit dhe me focën e saj për ta përballuar sëmundjen, ajo edhe ia arriti.

Tashmë gruaja llapjane është shëruar plotësisht nga sëmundja dhe rasti i saj është bërë motiv për shumë gra anekënd Kosovës.

Vazhdimisht këshilla e saj ka qenë që sëmundjet si kanceri duhet të mposhten me kurajo, vullnet dhe vendosshmëri.

Derisa, Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, thotë se vetëm në vitin e kaluar janë regjistruar mbi 2100 raste të sëmundjes me kancer.

“Vitin 2023 kemi regjistruar mbi 2100 raste të reja të tumorëve solid, me dominim të kancerit të gjirit, kemi regjistruar 463 femra me kancer të gjirit dhe 5 meshkuj, pas kancerit të gjirit dominon kanceri i mushkërive te meshkujt “, tha ai për “Gazeta Blic”.

Kurtishi tha se vetëm për dy muaj janë regjistruar 180 raste të reja me kancer.

“Këtë vit është një trend i lartë i rritjeve të këtyre sëmundjve, ne kemi 180 raste të reja me tumor solid. Sëmundjet malinje, zakonisht i takojnë moshave mbi 50-60 vjet”, tha ai për ‘Gazeta Blic’

Drejtori i Onkologjisë deklaron se 90% të barnave të listës esenciale i kemi në klinik.

“Mbi 90% të barnave të listës esencaile i kemi në klinik, vetëm 6,7 produkteve që nuk kanë autorizim marketingu”, u shpreh ai.

Ai tutje, ka folur dhe për faktorët qe ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundje.

“Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundje, janë faktorët e brendshëm dhe faktorët e jashtëm, faktorët e brendshëm janë, gjenetik trashëgues, mosha dhe gjinia, fakorët e jashtëm janë, ekspozimi i rrezeve të diellit, ushqimi jo adekuat, infeksionet e ndryshme virale dhe bakteriale”, tha ai.