Shi i madh ka përfshirë sonte disa pjesë të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe Podujevën, shkruan Llapi.info.
Reshje intensive ka edhe në fshatin Lebanë – ku një lexues ka dërguar pamje në adresë të Llapi.info.
Ky i fundit ka bërë edhe një apel për shoferët që frekuentojnë rrugën Prishtinë – Podujevë.
“Shoferët të kenë kujdes, uji ka sjellë shumë gurë në fshatin Lebanë”, ka thënë ai.
Ndryshe, sipas Institutit Hidrometeorologjik gjatë dy ditëve në vijim 2 dhe 3 shtator moti do të mbaj i vranët dhe vende-vende me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht pjesën e parë të ditës së premte.
Kurse ditën e shtunë moti do të jetë me vranësira dhe relativisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare. Të kujtojmë se sot me dt 1.09.2022 ka filluar stina e vjeshtës Meteorologjike dhe ndryshimet e lehta në të gjitha elementet meteorologjike vetëm se po vërehen, si në reshje, ashtu edhe në ulje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, thuhet në njoftim./Llapi.info.
Më poshtë pamjet:






