Shiu ka depërtuar brenda një restoranti në Pejë gjatë mbrëmjes së sotme.

Në pamjet e Indeksonline shihet se lokali fillon të mbushet me ujë, me ç’rast edhe shqetësohen klientët.

Sot disa vise të Kosovës janë përfshirë nga moti i lig me rrebeshe shiu dhe breshëri.

Edhe fillimi i javës së re do të karakterizohet me mot të paqëndrueshëm ku priten intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta.