Të reshurat e shiut kanë qenë aktive përgjatë gjithë muajit. Madje në 24 orët e fundit të reshurat ishin edhe më të shumta.
Si pasojë e kësaj tek ura e zonës industriale është mbledhur i gjithë uji që është shndërruar nga këto të reshura.
Lexues të Indeksonline kanë dërguar pamje ku shihet se vetura të shumta duhet pasur kujdes përgjatë kalimit në këtë pjesë.
Ndryshe janë të shpeshta rastet kur në pjesë të shumta të vendit shirat shkaktojnë mbledhje të ujit, duke dëmtuar më së shumti pjesëmarrësit në komunikacion.