Nga e premtja sërish ngrohtë e më shumë diell. Të dielën ftohtë, me kushte për shi e borë.

Sipas Prishtina Weather kushte të motit të ndryshueshëm po pritet të kemi edhe në ditët vijuese.

Ditën e enjte përkeqësim i motit me reshje shiu e bubullima. Të premten e shtunën ngrohtë, me më shumë diell, e të shtunën vranësira kalimtare dhe erë.

Ditën e diel mot më i ftohtë, me të reshura shiu, e viseve kodrinoro-malore edhe për borë. Në fillim të javës më shumë kthjellime dhe rritje e temperaturave.

Cilësia e ajrit në ditët vijuese në përmirësim. Indeksi mbetet më gjatë në vlera të pranueshme, vende-vende edhe të mira.

7.04 – Kryesisht me vranësira. Nga mëngjesi priten kushte për të reshura shiu, ditën të shoqëruara edhe me bubullima. Reshje bore do të ketë vetëm në vise të larta malore.

8.04 – Ngrohtë e kryesisht me diell.

9.04 – Ngrohtë e me erë. Kalime të vranësirave të larta shtresore, por intervale më të gjata me diell.

10.04 – Ftohtë, Kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu, në mëngjes viseve kodrinoro-malore edhe reshje bore. Në mbrëmje reshjet pushojnë.

11.04 – Kthjellët dhe diell. Në mëngjes më ftohtë.

Temperaturat të luhatshme në ditët e ardhshme. Minimalet luhaten ndërmjet 5C deri 7C, e të dielën mund të zbresin edhe në 2C. Maksimalet të enjten në rënie në 14C, më pas deri të shtunën në rritje në 20C, e ditën e diel zbresin në 8C.

Erërat fryjnë edhe mesatarisht të fuqishme dhe fuqishme 5-16m/s, deri ditën e shtunë nga jugperëndimi, e të dielën ndryshojnë kahjen në veriore 6-13m/s.

Shtypja atmosferike luhatet në vlera poshtë normales.