Policia e Kosovës njofton se gjatë patrullimit në Deçan ka takuar një person, i cili mbante në krah një pushkë gjuetie me 7 fishekë, pa leje përkatëse.
Sipas Policisë, arma është sekuestruar nga i dyshuari.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:30 në Grykën e Hulajve të Deçanit.