Lokale - eSIMy

Presidenti i SRS, Vojislav Sheshelj ka deklaruar se vendimi përfundimtar për dënimin me burg të përjetshëm të ish-presidentit të Republikës Srpska është skandaloz dhe joprofesional.

“Vendimi është skandaloz, i përket traditave më të këqija të gjykatës në Hagë dhe pasqyron vazhdimësinë e këtyre traditave”, tha Sheshelj për agjencinë ruse.

Ai shtoi se aktgjykimi i sotëm ishte “bazuar në dëshmitë e rreme dhe faktet e imponuara” dhe se “është sjellur padyshim nga njerëz të paaftë dhe pa moral”.

Gjykata Ndërkombëtare në Hagë, sot dënoi Karaxhiqin me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në BiH.

Gjykata rriti dënimin e Karagjiqit, pasi ai u dënua me 40 vjetburg në aktgjykimin e shkallës së parë në vitin 2016.