23-vjeçari Fazli Hoxha ka mbetur i vrarë mbrëmjen e së enjtes te “Ujëvara e Mirushës” në Klinë.
Gjithë ngjarja ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje që një familjar i viktimës kishte pasur më herët në Itali me një tjetër familjar të personave që dyshohet që e shkaktuan vdekjen e 23-vjeçarit.
Atje dyshohet se ndodhi një rrahje ndaj një familjari të personave të dyshuar.
Derisa këta zgjodhën që hesapet më të t’i qërojnë në Kosovë, pas një iftari që familja e viktimës kishin ngrenë në një lokal në Klinë.
Për këtë u arrestuan katër vëllezërit e familjes Gashi dhe axha i tyre, derisa në vendin e ngjarjes u gjetën disa mjete të ftohta, por prova kryesore e ngjarjes u gjet sot.
Viktima në emergjencën e Pejës kishte shkuar pa shenja jete, kurse të tjerët me gërvishtje në fytyrë dhe kokë.






