Lokale - eSIMy

Foshnja 2 muajshe nga Rahoveci mposht koronavirusin.

Mësohet se para pak çastesh, familjarët e foshnjës së infektuar para afro dy javëve, kanë konfirmuar rezultatin e të voglit, se ai ka rezultuar për herë të dytë me radhë brenda dy ditëve negativisht në testin për Covid19.

Një lajm i mirë ky, që edhe njëherë tregon se virusi i padukshëm e ka të vështirë përballë të fortëve, ani pse fatkeqësisht ka qenë fatal për ata me sëmundje shoqëruese.

Foshnja dymuajshe nga Rahoveci është më e reja në moshë e prekur dhe e shëruar nga koronavirusi.