Edhe gjashtë pacientë të prekur me virusin korona janë shëruar sot në Kosovë, njofton Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate për medie, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Sot më 03.04.2020, janë të shëruar edhe gjashtë (6) pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është gjashtëmbëdhjetë (16)”, thuhet në njoftim.
Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 132 raste pozitive me koronavirus, ndërsa sot janë konfirmuar gjashtë raste të reja./Llapi.info






