Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar për 52 raste të reja me koronavirus, shkruan Llapi.info.

Krahas konfirmimit të këtyre rasteve, sot është bërë e ditur edhe për 39 pacientë të shëruar.

“Sot më 23 qershor 2020, janë shëruar 39 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.108 raste”, thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave të fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars dhe deri më tani, janë regjistruar 2,268 raste me virusin korona. Prej tyre, 38 pacientë kanë vdekur, e që të njëjtit kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese./Llapi.info