Në Kosovë për 24 orë janë shëruar 196 persona nga koronavirusi, ka bërë të ditur përmes njoftimit për media Institutit Kombëtar i Shëndetit.
Për një ditë sipas IKSHPK’së janë testuar 480 mostra, derisa, 258 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.463 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.429”, thuhet në njoftim.






