Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, e ka kritikuar presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se ai bashkë me Listën Serbe, janë në kërkim të një qeverie të re që mbështetë projektin për korrigjim të kufirit.

“Opinionit publik i kujtohet se në mars të këtij viti, gjatë një konference për shtyp të mbajtur në presidencën serbe, Lista Serbe bëri publik daljen e saj nga Qeveria e Kosovës. Përveç deklarimit publik, kjo “dalje nga Qeveria e Kosovës” nuk u shoqërua me asnjë dorëheqje të asnjë zyrtari. As Zëvendës Kryeministri, as ministrat e as zëvendës ministrat nuk dorëzuan dorëheqje, por vazhduan të merrnin rrogat nga buxheti i Kosovës dhe ruajtën të gjitha beneficionet që lidhen me institucionin e qeverisë së Kosovës”, ka shkruar Sherifi në profilin e tij në Facebook.

“Nga reagimet e shumta të asaj kohe do ta veçoja qëndrimin e presidentit të Kosovës, për arsyet që do të theksohen më poshtë. Duke menduar se e ka mbështetjen e qeverisë, Hashim Thaçi shprehu zhgënjimin e vet për këtë veprim të Listës Serbe dhe deklaroi se “zhvillimet e tilla janë në kundërshtim me angazhimet për dialog për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe cenim i përpjekjeve për normalizimin e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë”. Madje presidenti i Kosovës nuk u ndal me kaq. Ai bëri ftesë që “të respektohet dhe të ruhet fryma e dialogut në mes Kosovës e Serbisë dhe të mbesim të fokusuar në normalizimin e marrëdhënieve, në ndërtimin e fqinjësisë së mirë dhe pajtim”, ka shkruar tutje ai.