Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka propozuar që deputetët e Kuvendit të Kosovës të kenë një deklaratë të përbashkët lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë.
Sipas tij kjo deklaratë duhet të mbështes vendimin e Qeverisë së Kosovës për taksën prej 100 % ndaj Serbisë. megjithatë ajo nuk u fut në rend dite, pasi nuk morri votat e nevojshme nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Për shkak të minimit vazhdueshëm të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës nga ana e Serbisë, mbështetjes së forcave që cenojnë sigurinë e vendit tonë, mos respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel dhe detyrimeve ndërkombëtare në raport me Kosovën, si dhe agresionin diplomatik të saj për zhbërjen e pavarsisë së Kosovës, Qeveria e Kosovës u detyrua të vë taksen për t’i dhënë fund mos dëshmimit të kësaj politike”, ishin pikat tjera që i propozoi Sherifi.
Kjo nuk u fut në në rend dite, pasi nuk morri votat e nevojshme nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.