Objekti i ri i paraparë për të ofruar shërbime shëndetësore dytësore në Podujevë vazhdon të mos e luajë këtë rol. Ky objekt për të cilin është marrë vendim që të shërbejë si Spital për këtë komunë nuk është funksionalizuar ende.

Këtë shqetësim e ka shprehur në mbledhjen e Kuvendit Komunal këshilltari i vetëm i Organizatës së Ballit Kombëtar Demokrat (OKBD), Avni Islami, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai ka kërkuar që të bëhet presion edhe te niveli qendror që të gjenden mjete për ta funksionalizuar këtë spital.

“Unë po e shfrytëzoj rastin që tregon një shqetësim që nuk është vetëm i imi. Fjala është për funksionalizimin e spitalit në Podujevë. Dhe në buxhetin e Komunës nuk janë ndarë mjete…

Propozoj që Kuvendi Komunal i Podujevës t’i shfrytëzojë mekanizmat e tij që të bëjë presion te niveli qendror që në qershor të ndahen mjete për funksionalizimin e spitalit. Kur Vushtrria edhe më e vogël se Podujeva ka spital, pse të mos e kemi edhe ne?”, është shprehur Islami.