Për më shumë se dy orë, Shëngjini është përfshirë nga një stuhi e fortë, e cila ka shkaktuar dëme të shumta materiale.

Shumë tenda lokalesh, xhama automjetesh, por edhe karrige e tavolina janë rrëzuar nga era, e cila ka qenë tepër e fortë.

Një prej banorëve thotë e nuk e kanë parë ndonjëherë një stuhi të tillë.

“Në momentin që ka ndodh stuhia ne ishim duke mbyllur tendat, jemi trembur shumë. Ka pasur pak dëme tek biznesi dhe tek makinat, por shyqyr që nuk pasur dëme në njerëz”, është shprehur një prej qytetarëve.

Ndërsa një pronar lokali, ku dëmet kanë qenë të mëdha tregon se ishte e pamundur të ndërhyje, sepse era e fortë merrte përpara gjithçka.

“Vazhdoj për gati dy orë, filloj me një shi të lehtë dhe pas gati një çerek ore ishte një fortunë e madhe. Dolëm nëpër ballkone por ishte e pamundur të dilje jashtë sepse era e fortë filloj të merrte karrige, tavolina. Edhe njerëz nuk kishte në qarkullim. Në fakt edhe këto dëmet këtu i kemi dëgjuar si një kërcitje por nuk dilnim dot ti shihnim”, ka thënë një tjetër banor.

Por kjo ka ndikuar edhe tek pushuesit.