Lokale - eSIMy

Derisa mediat ditë pas dite raportuan për rritje të çmimeve të biletave, në shumicën prej destinacioneve në Kosovë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Komunën e Podujevës, shkruan Llapi.info

Përkundër rritjes së çmimit të naftës, pronarët e autobusëve Podujevë-Prishtinë, kanë vendosur që mos t’i rrisin çmimet e biletave.

Ky veprim është mirëpritur nga qytetarët llapjanë, teksa një gjë të tillë nuk e kanë bërë shumica e vendeve tjera.

Shumë qytete të Kosovës, me t’u rritur çmimi i naftës, kanë vendosur të rrisin edhe çmimin e biletave të autobusëve.