Lokale - eSIMy

Në ora 9 të mëngjesit ka filluar mbledhja e anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, për të shqyrtuar amandamentimin e Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Kanë kaluar 13 orë dhe kjo mbledhje ende është duke vazhduar.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri.

Haziri në një shkrim në Facebook, ka bërë të ditur se punimet për implementimin e këtij ligji ende janë duke vazhduar, anipse ora tashmë ora është 22:00.

Shkrimi i plotë nga deputeti Haziri:

Ende po vazhdon shqyrtimi i amandamentimit të Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, në territorin e Republikës së Kosovës.

Ende po vazhdon shqyrtimi i amandamentimit të Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, në territorin e Republikës së Kosovës.

Gepostet von Fitim Haziri am Mittwoch, 12. August 2020