Adrian Ademaj, student i Fakultetit të Mjekësisë, është njëri ndër studentët më të dalluar llapjanë, shkruan Llapi.info.
Sukseset e tij shembullore në lëminë e Mjekësisë dhe sjelljet e tij e kanë bërë shumë të veçantë përgjatë viteve në Podujevë dhe jo vetëm.
Ai së fundmi është dërguar në qytetin e New York’ut për të kryet trajnime të ndryshme në profesionin e mjekut.
I riu nga Podujeva ka publikuar pamje nga Biblioteka e New Yorkut, njëra nga bibliotekat më të famshme në botë.
Adrian Ademaj, pritet që në të ardhmen të jetë njëri ndër mjekët më të njohur shqiptar.
Shembull shumë i mirë për t’u ndjekur nga rinia llapjane dhe jo vetëm.
/Llapi.info/








