Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë bërë që të krijohen vështirësitë e para nëpër rrugët e Podujevës, njofton Llapi.info.

Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, në rrugën Orllan – Batllavë të kësaj komune ka pasur rrëshqitje anësore të gurëve.

Për pasojë, në njërin shirit rrugor në këtë drejtim janë paraqitur vështirësi në komunikacion.

Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka mundësi që disa pjesë të Kosovës të përballen me vërshime për shkak të reshjeve të mëdha që kanë filluar mëngjesin e sotëm.

Sipas IHMK-së, pjesët të cilat janë më të rrezikuara nga vërshimet është lumi Llap, Prishtina me rrethinë dhe pjesa veriore dhe lindore e Kosovës./Llapi.info

KUJDES!Në rrugen Orllan Batllavë ka shembje të vogel në rrugë.

Gepostet von Komuniteti Orllan am Dienstag, 23. Juni 2020
Image may contain: sky, tree, outdoor, nature and water