Lokale - eSIMy

Në fshatin Dobërdol të Komunës së Podujevës është shembur tërësisht ura, duke u bërë e pakalueshme, shkruan Llapi.info.

Në pamjet që kanë publikuar banorët e këtij fshati, shihej se mbi të kishin kaluar automjete të rënda. Në lidhje me këtë, Komuna e Podujevës ka thënë se do  të vendoset një urë alternative, ndërkohë që më vonë të ndërtohet e reja.

“Pas marrjes së informacionit për shembjen e urës në fshatin Dobërdol, Komuna e Podujevës ka angazhuar menjëherë një kompani për vendosjen e një ure alternative për t’ju mundësuar qarkullimin e qytetarëve të asaj zone. Në planifikimet e Drejtorisë për Shërbime Publike është i planifikuar ndërtimi i Urës së re për banorët e asaj zone, derisa të bëhet ndërtimi i urës së re qytetarët mund ta shfrytëzojnë për qarkullim urën alternative”, thuhet në postimin e Komunës./Llapi.info

Shembet ura në fshatin Dobërdol të Podujevës