Lokale - eSIMy

Shembja e rrugës afër Liqenit të Batllavës, në pjesën e fshatit Orllan, është duke i rrezikuar shoferët e veturave, shkruan Llapi.info.

Një lexues i Llapi.info, ka dërguar pamje në redaksi, duke u ankuar se gati ka shkaktuar aksident, si pasojë e kësaj pjese të demtuar të rrugës dhe faktit që nuk janë vendosur asnjë sinjalizues që e tregon një gjë të tillë.

Ai kërkon që të ndërmerren masa që të paktën të vendoset shiriti tregues për dëmtim të kësaj rruge.

”Është problem që përveçse na rrezikon neve shoferëve, do të mund të zgjidhej fillimisht me një shirit tregues për këto dëmtime. Për pak sa nuk bëra vetë aksident duke tentuar që t’i ik kësaj grope, për shkak që nuk e dija se kjo rrugë është e dëmtuar. Na çka jemi turistë e që nuk e dimë mirë terenin mund ta pësojmë rëndë. Aq më pak nëse na bjen që të vozitim natën në këtë rrugë”, tha ky qytetar.