Lokale - eSIMy

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në kohën e fushatës kur edhe qeveriste me Podujevën, pati ndërmarrë “aksione” të shumta për meremetimin e rrugëve dhe trotuareve në shumë pjesë të kësaj komune, shkruan Llapi.info.

Nga këto punime, asfalti disave u shkoi deri në oborr, e disave gjer në prag të shtëpive. Në këtë kohë fushate s’mungoi as shtrimi i trotuareve.

Por, punimet shpejt e shpejt po dalin probleme tek pas 2-3 muajve. Fatin e tillë e ka edhe trotuari në fshatin Siboc i Epërm.

Sipas banorëve të kësaj ane, të cilët kanë dërguar pamje në Llapi.info, trotuari është shtruar pikërisht në fushatë. Por, siç kanë thënë ata, i njëjti është shembur./Llapi.info.

Më poshtë pamjet: