Shefi i Misionit EULEX, Lars Gunnar Wigemark, është shprehur krenar me punonjësit e organizatës së tij që e shpëtuan një serb nga Beogradi.

Ai u gjet dje paradite në Mitrovicën e Veriut pasi ishte aksidentuar me motoçikletë.

Wigemark tha se është krenar për ndihmën që dhanë në shpëtimin e 32-vjeçarit.

“Krenar sesi anëtarët e #EULEX nga Njësia e Policisë nga Polonia ndërsa ishte në patrullë dje ndihmuan për ta shpëtuar një burrë që u zhduk disa ditë më parë pasi hyri në Kosovë me një motoçikletë. Shërim të shpejtë atij nga dëmtimet e rënda”.