Këshilltari kryesor mjekësor i presidentit amerikan Joe Biden, Anthony Fauci, tha të dielën se nuk pret që SHBA-ja t’iu kthehet bllokimeve, pavarësisht nga rreziqet në rritje të infeksioneve me COVID-19 të paraqitura nga varianti Delta.

“Unë nuk mendoj se do të shohim bllokime”, tha Fauci, i cili është gjithashtu drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive për ABC.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, megjithëse ai nuk mendon se Shtetet e Bashkuara do të kenë nevojë të mbyllen përsëri sikurse vitin e kaluar, ai paralajmëroi se “gjërat do të përkeqësohen” derisa varianti Delta vazhdon të përhapet.

“Ne kemi 100 milionë njerëz në këtë vend që kanë të drejtë të vaksinohen, dhe nuk po e bëjnë një gjë të tillë”, ka deklaruar Fauci.