Xherdan Shaqiri ia ka mësyrë të fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve me Liverpoolin.
Anësori shqiptar është stërvitur me bashkëlojtarët e rinj të mërkurën, pasi kompletoi transferimin nga Stoke City për 13.5 milionë funte.
Shaqiri fitoi Ligën e Kampionëve me Bayern Munichun në vitin 2013 dhe 26-vjeçari është i vendosur që të shtojë edhe një trofe evropian, tani me klubin e ri.
“Shpresoj ta përsëris prapë sepse e di çfarë ndjenje është që ta fitojë Ligën e Kampionëve”, ka thënë Shaqiri për Sky Sports, transmeton Koha.net.
“Është e mrekullueshme dhe mendoj se mund ta fitojmë. Kemi kualitet – sidomos te lojtarët e rinj që janë transferuar – kanë kualitet shumë të mirë. Mezi pres sezonin e ri dhe shpresojmë që më në fund të fitojmë tituj”, ka shtuar anësori shqiptar.
“Mendoj se më e rëndësishme është që të jesh i suksesshëm dhe të jesh i tillë duhet të fitosh tituj dhe trofe. Shpresojmë të ngrisim ndonjë trofe sivjet”.






