Lokale - eSIMy

Deputeti i NISMA-s Socialdemokrate Haxhi Shala tha se do ta mbështesë mocionin e mosbesimit të ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Shala tha se Kosova ka probleme me dy virusë, një me virusin e shpresës dhe me koronavirusin.

“Kosova në këto momente po përballet me dy virusë, virusin e shpresës dhe me koronavirusin. Sot virusi i shpresës do të shkoj. Ju do të mbaheni në mend si Qeveri e krizës dhe si Qeveri më jetëshkurtër për 50 ditë. Ne do të ju japim përgjigjen. Nisma Socialdemokrate do të përkrahë mocionin e ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës”.