Lokale - eSIMy

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala është zotuar për kontrolle të bizneseve që nuk e respektojnë ligjin.

Shala duke komentuar hulumtimin e emisionit ‘Drejtësia në Kosovë’ lidhur me respektimin e ligjit që e ndalon shitjen dhe shërbimin e alkoolit dhe duhanit për të miturit.

Në bazë të hulumtimit, mbi 50 për qind të marketeve të testuara, të miturve i janë shitur cigare e alkool.

Ministri u zotua se nuk do të ketë trajtim të ndryshëm tek bizneset në kërkimin e respektimit të ligjit.