Banorët e disa lagjeve në fshatin Shajkofc të Podujevës, këtë diel kanë marr një aksion për ti pastruar gjithsecili lagjet e tyre.
Meqenëse kjo po bëhet pikërisht një ditë para fillimit të mësimit shkollor, me këtë iniciativë këta po mundohet të përcjellin një mesazh të mirë për fëmijët e tyre.
E kështu derisa të rriturit punonin për ti dhënë një pamje tjetër lagjeve tyre, në ndihmë ju dolën edhe fëmijët.
Me këtë rast u pastrua edhe një hapësirë ku ndodhet një pllakë përkujtimore e heronjve të luftës.
Banorët e Shajofcit, pritet në të ardhmen të përsëritet disa here brenda vitit një aktivitet të ngjashëm.






