Lokale - eSIMy

Përkundër që para disa ditësh çmimi i naftës filloi të zbres, tashmë ka filluar të ngritet sërish, shkruan Llapi.info.

Çmimi i një litre naftë në pompat e derivateve në Podujevë, sot po kushton rreth 1.58€, e që i bie që për pak ditë çmimi i rrit rreth 10 cent për litër.

Kjo situatë është krijuar për shkak të fillimit të luftës Ukrainë-Rusi, derisa çmimi në tregjet ndërkombëtare po luhatet çdo ditë.

Shteti i Kosovës, ditë më parë mori aksione policore në disa pika të shitjes së derivateve, për t’i hetuar rreth dokumentacionit të derivateve – gjersa disa prej tyre u dënuan./Llapi.info