Një tjetër aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 14:30 në rrugën Prishtinë – Podujevë, raporton Llapi.info.
Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ku për pasojë ka edhe të lënduar.
Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin.
Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës./Llapi.info