Lokale - eSIMy

Serbia është ankuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për sjelljen e Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq ka thënë se Prishtina po vazhdon sulmet ndaj serbëve të Veriut të Kosovës.

Në paraqitjen e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Selakoviq tha kinse po kërcënohet siguria e serbëve në Kosovë, transmeton Reporteri.net.

“Janë rritur shqetësimet për gjendjen e sigurisë në Kosovë, pas sulmeve të motivuara etnikisht. Ky diskriminim kundër serbëve dhe sulmet ndaj kishës serbe ortodokse ka vazhduar. Provokimet e përditshme nga Prishtina po rriten, me një ritëm të përshpejtuar dhe po kërcënojnë sigurinë e serbëve në Kosovë”, tha ai.

“Dhuna në Mitrovicë, gazi lotsjellës po bëhen çështje e jetës së serbëve në Veri të Kosovës dhe kjo dihet të ndalohet menjëherë.“

“Këto nuk janë provokime sporadike por një fushatë e organizuar e dhuëns dhe diskriminimit kundër serbëve”, tha ministri serb.

Selakoviq u shprehë se në kundërshtim me Kosovën e cila vazhdimisht ngrit barriera, Beogradi po punon për normalizim të marrëdhënieve.