Lokale - eSIMy

Qeveria e Serbisë gjatë ditës së sotme tregoi se do të dërgoi një milion euro për ri-ndërtimin e katedrales “Notre Dame”.

Kjo është befasi pasi që gazetat pro qeveritare në Serbi pas djegies së katedrales kishin shkruar se ky ishte ndëshkim i zotit pasi që në “Notre Dame” ishte ngritur flamuri i Kosovës, transmeton Indeksonline.

Në deklaratën e qeverisë thuhej që ky donacion jepet për të konfirmuar miqësinë e vjetër mes Serbisë dhe Francës.

Vlen të kujtojmë që edhe Qeveria e Kosovës ndau para nga buxheti për ri-ndërtimin e katedrales.

Donacionet e mbledhura nga e gjithë bota për katedralen kalojën shumën e një miliard eurove.