Gazetari Adriatik Kelmendi po përcjellë nga afër zhvillimet në Washington, ndërsa dhe ka dhënë detaje të tjera nga takimi i mbrëmshëm mes palës kosovare dhe serbe.

Kelmendi bënë të ditur se ka pasur disa drafte të cilave iu janë ofruar palës nga Kosova dhe asaj nga Serbia, por që emërtimet e të të dyja vendeve ishin me Republikë, njofton Klan Kosova.

”Mbrëmë brenda takimeve kemi mësuar se ka pasur disa drafte, në të parin ka qenë e përmendur Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë”.

”Republikë nga emërtimi i Kosovës, është insistuar nga pala serbe që të hiqet”.

”Por ndërmjetësit amerikanë kanë thënë se ”çkado që ndodhë duhet të jetë reciproke dhe nëse hiqet Republika nga emërtimi për Kosovën, atëherë e njëjta do të ndodhë për Serbinë”.

”Dhe ka mbetur në dokument Kosova dhe Serbia – duke u shënjuar (Prishtina-Beogradi)”.