Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Të enjten një burrë nga komuniteti serb ka njoftuar Policinë se persona të panjohur kanë hapur me forcë depon e lokalit të tij dhe kanë vjedhur mjete me vlerë 10 mijë euro.

Personat e dyshuar kanë vjedhur mjete të ndryshme punë, pije alkoolike dhe gjësende të tjera që arrijnë vlerën e lartcekur.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.