Të pakënaqur nga masat e paralajmëruara të reciprocitetit, qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët në veri të Kosovës.

Besim Hoti nga Policia e Kosovës ka konfirmuar se është vendosur një bllokadë, në Rudarë të Zveçanit, është vendosur një bllokadë në rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë.

Fshati Rudarë gjendet pesë kilometra nga Mitrovica.

Hoti po ashtu tha se bllokadë është vendosur edhe në fshatin Zupqë, që gjendet në afërsi të magjistrales Bërnjak-Mitrovicë.

Ndërkaq, sipas informatave nga terreni, pasagjerët në Jarinjë po këshillohen që të kthehen në drejtim të Serbisë si dhe në rrugët magjistrale në veri të Kosovës po shihen njerëz me maska.

Qytetarët që po udhëtojnë në këtë pjesë, po përdorin rrugë alternative pas bllokadave të vendosura.

Po ashtu, raportohet për një bllokadë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut.

Disa automjete të mërgimtarëve shqiptarë që kanë mësyrë Jarinën për të hyrë në Kosovë, kanë mbetur të bllokuar për shkak të masës së serbëve të mbledhur në Rudare.

Një qytetar nga Kosova duke folur për Telegrafin ka thënë se vajza e tij së bashku me dhëndrrin dhe dy nipat janë bllokuar në Rudare.

“Më thirrën në telefon, dhe me treguan se janë bllokuar në Rudare”, deklaroi ai për Telegrafin.