Protesta e serbëve në veri ka filluar siç ka qenë e paralajmëruar.
Deri tani raportohet se në protestë kanë dalë më shumë se 500 serb.
Pankartat e tyre përmbajnë shkrime kundër Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Në pankartën e tyre kryesore serbët thonë se Kurti ka prishur marrëveshjen e Brukselit dhe se ai prish gjithçka.
Ndërkaq, në pankartat tjera shihet të shkruhet “Kërkojmë drejtësi”. /jepizë







