Serbët nga veriu i Kosovës protestuan edhe sot para Zyrës së EULEX-it në Mitrovicë me ç`rast i kërkuan autoriteteve kosovare dhe bashkësisë ndërkombëtare që menjëherë të shfuqizojnë vendimin për taksën prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq në tubimin e titulluar “Parlamenti Serb” lexoi shpalljen e cila thotë se “futja e taksës është një goditje e rrezikshme për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe kërcënimi më i drejtpërdrejtë për mbijetesën e popullit serb në Kosovë”./klankosova.tv/.