Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se LDK-ja, sipas tij, nuk ka pësuar humbje të thellë në zgjedhjet e 29 nëntorit për kryetar të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.
Në kanal 10, Selmanaj është shprehur i bindur se LDK-ja, sipas tij, do të rikthehet në Podujevë pas nëntë muajve.
“Nuk kemi humbur shumë vota në zgjedhjet në Podujevë, janë gati 400 vota më pak se në zgjedhjet nacionale. Ne jemi të bindur që pas 9 muajve do të ndërrohet gjithçka dhe do ta rikthejmë atë. Deri më tani s’kemi humbur pa balotazh. Mund të ketë disa arsye për këtë humbje, por do të ketë analizë për këtë”, ka thënë ai./Llapi.info






